02 March
Sindikta e kombinatit metalurgjik Jugohrom sot në shenjë protesta nga ora 11:00 ka bllokuar autostradën Tetovë-Shkup.
Kërkesat e Sindikatës mbesin të njëjta, duke kërkuar me çdo kusht rihapjen e Jugohromit, me ose pa ndërtimin e stacionit filtrues duke thënë se Jugohromi nuk e ndotë ajrin ambiental.
Por nga ana tjetër, OJQ Ekologjike insistojnë se Jugohrom është shkaktari më i madh i ndotjes dhe se nuk duhet assesi të hapet pa vendosjen e filtrave.
Për nesër është paraparë që krerët e sindikatës të takojnë kryeministrin Emil Dimitriev, nga ku presin se do të mësohet se çfarë do të ndodh me fatin e 800 punëtorëve që kanë mbetur pa punë.

