Problemi me transportin e nxënësve që janë më së paku 2.5 kilometër larg shkollës ku duhet të mësojnë në komunën e Tetovës po thellohet ende më shumë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duke mos patur asnjë zgjidhje, nxënësit e gjimnazit të Tetovës sot kanë bojkotuar mësimin të revoltuar për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës.
Për të protestuar përballë komunës për neglizhencë, nxënësit kanë dalë në protesta në këto momente para objektit të komunës.
Telegrafi Maqedoni do të ju sjell momente të rëndësishme të kësaj proteste.
10:30 Nxënësit thonë se policia e mbron objektin e komunës dhe jo ata.
/Telegrafi/