Tridhjetë persona sonte janë mbledhur në qendër të Shkupit për të protestuar kundër vendimit për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një konferencë shtypi me homologen e tij austriake Karin Knajsël tha se vendimi për të dëbuar diplomatin rus nga vendi është bërë pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe analizës, si dhe për dy arsye, që të tregohet solidaritet me Britaninë për shkak të vrasjes së ish agjentit të dyfishtë rus dhe se diplomatit të dëbuar i ka kaluar edhe mandati i tij.
Ai gjithashtu ka pohuar se diplomat i dëbuar është përpjekur që të marrë informacione të klasifikuara dhe të rëndësishme për sigurinë e Maqedonisë./Gazeta Express