Punonjësit e organeve të gjyqësisë dhe prokurorisë publike, Fondit të Shëndetësisë, si dhe nga Zyra e Avokatit të Popullit, në organizim të Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), sot kanë protestuar para Kuvendi, nga ku thirrën deputetët e të gjitha partive politike, të cilat tashmë kanë propozim për buxhetin e vitit të ardhshëm, t’i mbështesin në kërkesat e tyre për rritje pagash.
Protesta, e cila u përkrah nga disa zyrtarë administrativë dhe disa sindikata, para Kuvendit, siç ishte paralajmëruar, do të vazhdojë para Ministrisë së Drejtësisë dhe do të përfundojë para Qeverisë.