Gjatë protestave të djeshme të iniciativave qytetare “Tvrdokorni” dhe “Forcat e bashkuara maqedonase” është gjuajtur me gurë selia e BE-së në Shkup dhe është lënduar edhe një polic.
Sipas buletinit të policisë mbi ngjarjet e djeshme, protestuesit kishin gjuajtur me gurë nga selia e BE-së dhe në një moment njëri prej gurëve kishte goditur në këmbë njërin prej policëve.
Por policia, njofton se protestuesit gjithashtu kanë ndezur edhe flamurin e Greqisë dhe atë të Shqipërisë por ende nuk janë identifikuar personat që e kanë bërë këtë akt, transmeton SHENJA.
Ndërkohë pasi protestuesit kishin arritur në parkun “Zhena Borec”, aty kishin përgatitur edhe koktej molotovi të cilat policia i kishte gjetur në tokë. Për koktejët është arrestuar një 24 vjeçar i Shkupit të cilit i është marrë deklarata në stacion policor. Protesta e djeshme ishte thirrur për siç thanë protestuesit, mbrojtjen e atdheut dhe identitetit kombëtar i cili po cenohet me negociatatat për ndryshimin e emrit të shtetit dhe me ligjin për gjuhët. Protesta filloi para Kishës ortodokse në Shkup, ndërsa protestuesit deri tek selia e Bashkimit Evropian dhe në fund tek Kuvendi./Gazeta Express/