Gjatë protestës së sotme para gjykatës themelore të organizuar nga opozitarja VMRO kishte edhe nga ata që kërkonin heqjen e përmendores së Skenderbeut, ashtu sikurse është shqyrtuar mundësia e heqjes së Aleksandrit të madh të Maqedonisë e disa përmendoreve tjera, të vendosura në kohën e VMRO-së që bënin pjesë në planin “Shkupi2014”.
“Ata duan të na e humbin historinë. Ata kanë për qëllim ta hutojnë popullin dhe ta ndryshojnë emrin. Emrin e shtetit nuk mund ta ndryshoj askush”, tha qytetari.
Duke shtuar se fajtorët duhet të marrin dënimin por se provokatorët janë ata që edhe më shumë meritojnë dënimin.
Kurse qytetari tjetër, kishte një porosi të drejtë për drejtë për kryeministrin Zoran Zaev dhe Qeverinë.
“Le ta heqin Skenderbeun, ta shohim a do t’ia mbaj”, tha qytetari.
Nga ana tjetër, një qytetar tha se Maqedonia është shtet i qytetarëve dhe se qeveria nuk ka të drejtë të bëj pazare.
“Maqedonia është shtet biblik, ka histori, ka kod, ka gjithçka”, tha ai.
Duke biseduar mes vete, qytetarët shprehnin frikën që kishin brenda se nëse Zaev ua jep të drejtat shqiptarëve, maqedonasit do të ngelen pakicë.
M.I
Almakos.com