Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para godinës së Kryeministrisë, në një tubim që pritet edhe këtë herë të jetë pa fjalime.
Deputetët dhe mbështetësit e opozitës do të mblidhen fillimisht përpara Kryeministrisë, ndërsa detaje të tjera mbi vijimin e protestës dhe skenarin e saj pritet të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të protestës.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Raportohet se rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar në terren, në një plan masash që mbetet pothuajse i njëjtë me atë të zbatuar në protestat e kaluara.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të shmangin incidentet gjatë tubimit.


