18 April
Dhjetëra qytetarë protestuan sot para Komunës së Strugës, duke kërkuar zgjidhje për deponinë e cila, sipas tyre tash disa ditë po digjet duke përhapur tym të zi dhe erë kundërmuese në qytet. Qytetarët kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi. Organizatorët e protestës thonë se bëhet fjalë për helmim sistematik të qytetit.