Ka filluar protesta e qytetarëve, të cilët kanë dalë në shenjë revolte pas publikimit të bisedave të përgjuara nga El Cheka. Organizatorët e protestës gjatë marshit ju kanë bërë thirrje protestuesve që të jenë të qetë dhe të mos i sulmojnë policët. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të protestojnë para selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku një javë më parë policia nuk i lejoi të afroheshin, ndërsa pas përfundimit të asaj proteste, vëllau i El Chekës u thirr në bisedë informative në polici. Protestës së sotme do t’i bashkohen edhe qytetarë të shumtë të qyteteve tjera të Maqedonisë, dhe për këtë qëllim janë vënë në dispozicion autobusë dhe automjete tjera udhëtimi, nga Kumanova, Shkupi, Gostivari Kërçova, Dibra dhe Struga. /SHENJA/
Data 27.03.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së
- Borë në Kodrën e Diellit, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
- Halil Snopçe tregon për raportet ASH-BDI në komunën e Gostivarit
- A i njeh miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave të Beogradit? Përgjigjet Snopçe
- A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe
- Saliu – Ademit: 22 vjet ishit në pushtet, pse nuk e ngritët zërin për shqipen?
- Snopçe: ASH u goditë nga të gjitha anët, Taravari edhe një mandat në krye të partisë
- Vetting: Tokë ‘falas’ dhe miliona mbi të?! KLSH zbulon skemën me shkelje në Borsh, përfshihet familja e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala


