Kuvendi i Maqedonise sot votoi “pro” shfuqizimit të ligjit për mbështetjen e produksioneve vendore. Konkretisht, ligji i sjellë në vitin 2013 parashihte mbështetje të produksioneve vendore për reazilim të projekteve muzikore me qëllim mbështetjen e muzikës zbavitëse dhe qytetare që realizohej në kuadër të Radio Televizionit të Maqedonisë.
Në arsyetimin e tij për këtë kërkesë, ministri Allagjazovski, tha se nuk janë dhënë rezultat e pritshme, pasi mangësi të shumta janë vërejtur në përzgjedhjen e kompozitorëve dhe gjithashtu projektet që janë realizuar ose nuk janë transmetuar aspak, ose shumë pak nëpër radiot dhe televizionet në vend, raporton Almakos.
Më tej thuhet se parregullsitë e shumta që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e kompozitorëve vërehen në atë se si ka mundësi që qindra këngë të vlerësohen brenda rreth 3 orëve dhe jo vetëm.
Në 10 vitet e ardhshme, ky projekt do t’i kushtonte buxhetit të Maqedonisë rreth 5 milion euro.
Produksionet vendore do të mund që në bazë të ligjeve aktuale të konkurrojnë në për projektet e tyre në Ministrinë e Kulturës. Që ky ligj të kalojë në provedurë të mëtejshme, në lexim të dytë, votuan “pro” 61 deputetë.
E.SH
Almakos.com