Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se Qeveria sot do të shqyrtojë propozim-ligj për rritje lineare të pensioneve, i cili më pas do të dërgohet në Kuvend.
“Presim rritje lineare të pensioneve, këtë e kërkojnë pensionistët nga Qeveria – ajo përqindje që duhet të rritet, të jetë e shpërndarë në mënyrë lineare për të gjithë shfrytëzuesit e pensioneve”, deklaroi Mickoski.
Ai shtoi se pret Kuvendi ta votojë ligjin para shpalljes së zgjedhjeve lokale.
“Sot në mbledhje të Qeverisë do të duhej propozim zgjidhja ligjore të kalojë men jëherë dhe më pas të dërgohet në Parlament. Pres që Parlamenti para shpalljes së zgjedhjeve lokale ta votojë atë pozitivisht”, tha kryeministri Mickoski.
Lidhur me masat për përballje me çmimet, kryeministri paralajmëroi se Qeveria së shpejti do të dalë me masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve.
“Ne të gjithë jemi në anën e njejtë, edhe qytetarët edhe Qeveria, dhe shumë shpejtë do të dalim me masa të cilat do të thonë mbrojtje të interesave të qytetarëve, kuptohet”, tha kryeministri Mickoski, duke shtuar se opinioni do të informohet m kohë menjëherë sapo të prëgatiten masat.