Kufizimi i punës së kompanive në këtë industri me vënien e dekretit për largimin e obligueshëm të objekteve nga institucionet arsimore do të rrezikonte mijëra vende të punës, do të ndalte të hyrat milionëshe nga kjo industri në arkën e shtetit dhe do të mundësonte lulëzimin e tregut të zi.
Tregu i rregulluar mirë i lojërave të fatit sjell të ardhura prej 280 milion euro në arkën e shtetit, mundëson 10.000 vende të punës, gjegjësisht 70.000 të punësuar në mënyrë indirekte, ndërsa cfarë do zgjidhje ligjore të këqija nënkuptojnë vetëm një-shuarjen e industrisë e cila po kontribuon për stabilitetin ekonomik të shtetit madje edhe në kohën e krizës më të madhe, ndërsa lulëzimin e tregut të zi, ekonomisë gri, daljen e qindra miliona euro në faqet e huaja për baste, pamundësinë për mbrojtjen e lojëtarëve dhe grupeve të ndjeshme sic janë adoleshentët ndaj të cilëve basti ilegal do t`i mundësohet në duar.Një skenar i këtillë i pakuptimtë do të kishte pasoja të pariparueshme për ekonominë dhe shoqërinë.
Fillimi i procesit të përgatitjes së Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit i cili qysh nga 21 janari është i qasshëm në Regjistrin e vetëm nacional elektronik, e tërheq vëmendjen e asaj që duhej shumë më herët të rregullohet ( Dekreti për bastet onlajn), ndaj asaj që bie ndesh me të gjitha ligjet evropiane- kufizimi i punës së kompanive nga kjo industri ekonomike me vënien e dekretit për largimin e obligueshëm të objekteve të lojërave të fatit nga institucionet arsimore. Po përmenden 500 metra?!
Në asnjë vend anëtar të Bashkimit Evropian nuk ekzistojnë zgjidhje të këtilla ligjore, të cilat do të kishin pasoja të rënda ndaj tashmë ekonomisë së rënduar dhe krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Propozimet e këtilla bien ndesh me secilën praktikë evropiane, organizatorëve të lojërave të fatit i merret e drejta e punës dhe realizimit të ardhurave nga veprimtaritë e regjistruara në vendet ku me vite është investuar një shumë e madhe parash dhe ku është arritur besimi nga klientët. Bëhet fjalë vetëm për tentime populiste të grupeve të caktuara të interesit nën arsyetimin e mbrojtjes së popullatës nga ekspozimi i tepruar i lojërave të fatit për t`u vendosur rregullat e ndalesës.
Megjithatë, hulumtimet që janë bërë në këtë temë e flasin pikërisht të kundërtën. Studimi i Institutit për Shëndet Mendor në Toronto, si dhe studimi i Univerzitetit Metropolitan në Mancester dhe shumë studime tjera, kanë dëshmuar në atë se nuk ekziston ndikim në largësinë e objekteve ndaj rritjes së pjesëmarrjes së adoleshentëve në lojërat e fatit. Rezultatet nga hulumtimi kanë dëshmuar se prezenca e vendeve për baste dhe konsumimi i lojërave të fatit nuk ndikojnë në zhvillimin e vet patologjisë. Rezultatet nga ato hulumtime janë shndërruar madje edhe në praktika ligjore në shumicën e vendeve, të cilët nuk njohin kufizime të largësisë, por preventiva kryhet me ndalesë të plotë për hyrjen e adoleshentëve dhe dënime të mëdha për shkelje.
Në Ligjin ekzistues për lojërat e fatit cështja e ndalesës së pjesëmarrjes së adoleshentëve tashmë është e rregulluar në mënyrë të rreptë me nenin se “ personat nën 18 vjec nuk mund të marrin pjesë në lojërat e fatit” dhe në mënyrë shtesë me qëndrimin 3 nga neni i njëjtë sipas së cilit “ personave më të rinj se 18 vjec nuk i lejohet hyrja në kazino, në hapësirat ku organizohet tombola e tipit të mbyllur, në bastore dhe në klubet me automat”.
Me vënien e cfarë do largësie minimale të vendeve të pagesave nga institucionet arsimore, organizatorëve të lojërave të fatit në mënyrë direkte do t`i merret e drejta e vazhdimësisë në punë dhe aktiviteteve profesionale të realizuara në bazë të ligjit. Investitorët duhet që të kanë mbrojtje të plotë juridike dhe siguri, që është njëra prej arritjeve elementare të integrimit evropian. Të drejtat e tyre të realizuara gjatë kohës së investimit nuk guxojnë që të merren, prishen ose kufizohen me cfarë do ndryshimi të radhës dhe plotësimi të ligjeve dhe akteve nënligjore.
Edhe një aspekt nga një kufizim i këtillë ose i ngjashëm i punës dhe funksionimit do të nënkuptonte edhe shkelje e dekretit për mbrojtjen e kapitalit të huaj dhe të drejtat e investitorit. Duke e marr parasysh atë që në Maqedoni po punojnë edhe kompani të huaja në sferën e lojërave të fatit, mjetet e tyre të investuara janë të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe me marrëveshje të cilat shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë miratuar nga fundi i viteve të 1960 e deri më sot. Duke i shkelur të drejtat e tyre dhe duke kufizuar të drejtën e punës përmes disa rregullave të pakuptimta ligjore do të nënkuptonte edhe dëmtim direkt i shtetit, që do të duhej të paguante dëmshpërblim nga disa qindra miliona euro.
E PAREALIZUESHME NË TERREN
Vendosja e cfarë do largësie minimale është e pamundur dhe e parealizueshme në terren, për shkak faktit se në qytetet më të vogla në shtet, që kanë vetëm një rrugë kryesore dhe disa dytësore, institucionet arsimore gjenden në pjesën qëndrore të qytetit, ku në të njëjtën kohë janë të vendosura edhe objektet e lojërave të fatit, me cka në tërësi pegohet hapja e vendpagesave në të gjitha qytetet e vogla në tërë Republikën e Maqedonisë Veriore.
Përskaj kësaj, kur e marrim parasysh Qytetin e Shkupit, duke e marr parasysh mbipopullimin, hapësirën e qytetit dhe ndërtimin e të njëjtës, sidomos prezencën e pjesës së madhe të institucioneve arsimore, është e pakontestueshme se nuk ekziston hapësirë ku organizatorët e lojërave të fatit do të mund të hapnin vendpagesat.
BASTET ONLAJN
Para festave përmendej se cështja e basteve onlajn përmes bastoreve të licencuara sportive shumë shpejt do të zgjidhet me ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit. Megjithatë, nuk është precizuar për kur është planifikuar kjo gjë dhe edhe më tutje nuk ka progres në lidhje me këtë cështje.
Nga industria e lojërave të fatit deri të Qeveria u dërgua një kërkesë për t`u vazhduar licenca deri në zgjidhjen përfundimtare të asaj cështje, por në vend të kësaj, Dekreti që mundësonte bastet onlajn u ndërpre. Me këtë lojëtarëve iu mor mënyra më e sigurt e ahengut, ndërsa kompanitë nga kjo degë e ekonomisë ngelën pa mundësinë e punës së papengesa në periudhën e krizës.
Sa më shumë që shtyhet vendimi për bastet onlajn, aq më i madh është rreziku që shumë vende të punës të shuhen. Ndërsa më shumë se 70.000 njerëz në tërësi ose pjesërisht varen nga gjenerimi i të ardhurave personale nga zinxhiri i vlerave që ka krijuar kjo industri!