Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 15-të, në rend dite të së cilës është propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.
Sipas elaborimit të Ministrisë së Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve kushtetuese për tekstin ligjor lidhur me përdorimin dhe zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e tij. Njëherësh rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera në të cilat flasin qytetarët e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind.
Në këtë seancë duhet të rishikohet edhe propozim-ligji për dhënien e bonove me vlerë, në lexim të parë të dorëzuar nga deputetët e opozitës.
Deputetët gjithashtu do të diskutojnë edhe për interpelancat për punën e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski dhe ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku.

