Breshëri i pak javëve më parë shkaktoi shumë dëme në tokat bujqësore, e posaçërisht në tokat e fshatit Grushin. Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë, me në krye ministrin doli që ditën e parë në terren për të kontrrolluar dëmet e shkaktuara, dhe menjëherë më pas filloi edhe vlerësimi i të njejtave. Megjithatë edhe pse duket se procesi rrjedh siç duhet, ka hasur në një pengesë.
Një pjesë e banorëve nuk i kanë tokat në pronësi të tyre, të njejtat i shfrytëzojnë, por ligjërisht tokat apo parcelat janë në pronësi të prindërve të tyre apo personave të tjerë.
Pra, e gjitha kjo bëhet pengesë në kompensimin e dëmeve, pasi që gjatë kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, nuk kanë si ta vërtetojnë se parcela e dëmtuar është e tyre.
Për këtë Ministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, tha se ky problem kërkon zgjidhje sistemore dhe do të bëhet ç’është e mundur që qytetarët të zgjidhin sa më shpejt këtë problem. Sipas tij, për 20 ditë vetëm me shkop magjik mund të zgjidhet diçkja e till.
“ Ai është problem në sistem, që kërkon edhe zgjidhje të till. Ne kemi 20 ditë në ministri dhe nuk mund të presë dikush që problemet e ngritura në 10 apo më shumë vjet, të zgjidhen me shkop magjik në një hark kohorë 20 ditor. I kemi parë cilat janë problemet, kemi folur për situatA të tilla edhe në përiudhën e kaluar. Kam bërë 514 takime në pjesë të ndryshme të Maqedonisë dhe e di se është problem, andaj duhet zgjidhje sistemore që problem pronësorë të zgjidhet. Nuk mund të bëjmë diçka që nuk është në përputhje me ligjin. Do të iniocojmë revizione dhe ndryshime legjislative për zgjidhjen e problemit”- tha ministri Nikollovski.
Rakim Mamuti nga fshati Grushin nga mbjellja e tokës nxjerr bukën e gojës. Ai thotë se edhe pse ai vetë nuk ka problem me pronësinë, shumë bashkëfshatar të tij kanë. Ai thotë se nëse nuk bëhet kompensimi , atëherë nuk do të kenë më mundësi ta mbjellin tokën.
“ Dikush nuk i ka në emrin e vet, ama i ka ne emër të babait. Babai i ka vdek e tani nuk e kalon dot mbi vete. Duhet t’i rregullojnë dokumentat. E punojnë tokën e babës, se krejt toka këtu punohet, e tash pse na ka zënë kjo fatkeqësi duhet të kompensohet diku, se fatkeqësia e ka përla djalin e babës, jo babën “- tha Rakim Mamuti nga fshati Grushin.
“ Ka këtu 90% janë raste të tilla. Nëse do të presin rregullimin e dokumentacioneve, atëherë edhe 10 vjet do të kalojnë dhe ende nuk do të jetë bërë pagesa. Pak shteti i ka pasur fajet në atë kohë ,se kalimi i pronës mbi vete kërkonte shumë dokumentacione dhe shumë harxhime “- tha Ferat Fejzullahu nga Grushina.
Të mbjellat e të dy bashkëfshatarëve janë dëmtuar plotësisht, por nuk janë të vetmit.
Nga ministria thonë se për pjesën më të madhe të dëmeve ende nuk kanë arritur procesverbalet me vlerësimet relevante dhe qartësuan se procedurat për dëmshpërblim .
Evi Shkopi
Almakos.com