Në organizim të Këshillit Euro-Atlanik të Maqedonisë dhe Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tetovës, në ambientet e këtij fakulteti është organizuar një tryezë e rrumbullakët, ku janë prezantuar rezultatet e projektit kërkimor shkencor me temë “Të drejtuarit e dialogut rinor në promovimin e demokracisë në dritën e integrimit Euro-Atlantik”. Në këtë tryezë të rumbullakët shkencore, ka marrë pjesë kryetari i Këshillit Euro-Atlantik, Ismet Ramadani, ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiç, Marko Cehovin nga Zyra e NATO-s në Shkup, Ilija Djugumanov nga Këshilli Euro-Atlantik, profesor Bekim Maksuti nga Fakulteti Juridik, profesor Jusuf Zejneli nga Fakulteti Juridik, si dhe studentët të cilët kanë diskutuar, debatuar mbi rezultatet e projektit kërkimor shkencorë, që ka të bëjë me rolin dhe kontributin e të rinjëve në integrimit Euro-Atlantik. Ismet Ramadani, kryetarë i Këshillit Euro-Atlantik, tha se hulumtimet shkencore të Këshillit Euro-Atlantik sa u përket integrimeve Euro-Atlantike, tregojnë qartë se edhe më tutje kemi ngelur në pozicione deklarative. Ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiç, në fjalën e sajë theksoi rolin që ka rinia në përgjithësi në drejtim të integrimeve Euro-Atlantike. “Mendoj se është shumë me rëndësi që të rinjtë të marin pjesë në të gjitha diskutimet që ndërlidhen me NATO-n, gjithashtu edhe me Bashkimin Europian, ne të gjithë ju themi të rinjëve se nëse ato qëndrojnë në shtëpi dhe nuk diskutojnë rreth integrimeve, atëherë më të riturit nuk do të kuptojnë se çfarë në fakt të rinjtë dëshirojnë, atëherë që të gjithë ne nuk do të kemi një të ardhme ashtu siç e dë- shirojmë, mua më gëzon fakti që organizohen konferenca të kësaj natyre, shfrytëzoj nga rasti të përgëzoj edhe Universitetin e Tetovës por edhe Kë- shillin Euro-Atlantik këtu në Maqedoni për organizimin e këtyre konferencave sepse vetëm nëpërmjet dialogut mund të ecim përpara”, tha Barisiç. Ajo theksoi se në Kroaci 85 përqind e të rinjëve ishin pro anëtarësimit në NATO.
“Unë mundem që me ju të ndajë përvojën time se si ka qenë në Kroaci, të rinjtë atje shpesh nuk kishin dë- shirë të prezentojnë në tribuna shkencore ku diskutoheshte çështja e integrimeve, nuk dilnin në zgjedhje, ndërsa kur i pyesnim se çfarë për ato nënkupton NATO e dinin se kishte të bëjë me sigurinë dhe më shumë se 85 përqind e tyre ishin pro anëtarësimit në NATO edhe pse nuk dëshironin që të mernin pjesë në diskutime që kishin të bëjnë me anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Europian, mesiguri për ato këto tema ishin të mërzitshme megjithatë duhet që të meret pjesë në tema të ndryshme që ndërlidhen me integrimet, ne diskutime me tema që janë në interes të të gjithëve”, tha Ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiç.