Fjalori i parë i ilustruar Shqip-Мaqedonisht/Maqedonisht-Shqip për
fëmijë sot do të prezantohet edhe para nxënësve në SHF “Goce Dellçev” nga Gostivari. Fjalori përmban 4.500 fjalë nga dy gjuhët dhe është ndërmarrë nga programi mësimor nga klasat më të larta në arsimin fillor.
Fjalorin do të prezantojë komisari i lartë për pakica kombëtare të OSBE-së – Komisariati i lartë për pakica kombëtare (KLPK) Lamberto Zanier.
“Fjalori është në linjë të mbështesë afatgjate të KLPK-së për politika të orientuara ndaj tejkalimit të ndarjeve në sholla dhe në shoqëri si tërësi. Zgjerimi i vëllimit të mjeteve për mësimin e gjuhës për
nxënësit e arsimit fillor është drejtpërdrejtë në drejtim të realizimit të këtij qëllimi. Fjalori përmban nga 4.500 terme nga dy gjuhët dhe është marrë nga programi mësimor nga klasat më të larta në arsimin fillor”, informojnë nga misioni i OSBE-së në Shkup.
Sqarojnë se përmbahen edhe shqyrtime të shkurta të gramatikës në dy gjuhët dhe një numër i caktuar i ilustrimeve të përshtatura me moshën. është përpunuar nga ekipi i ekspertëve nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe Universitetit Shtetëror i Tetovës. Fjalori gjithashtu
është i disponueshëm onlajn dhe si aplikacion për android dhe ajOS pajisje.
Fjalori për fëmijë është i përgatitur nga KLPK dhe Nansen dialog qendra Shkup, me mbështetje financiare nga qeveria gjermane.
Fjalori dje është prezantuar para nxënësve në SHF “Bratstvo” në Shkup.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Ende aktive zjarret në fshatin Viniçe dhe në Kozhuf
- EMRAT/ E rrëmbyen dhe më pas e vranë, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim për ekzekutimin e Renis Dobrës
- Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell
- Pa rrymë disa pjesë të Butelit dhe Kisella Vodës
- Osmani: Të mos më dërgojnë emisarë nga mafia e ndërtimit, do ta çrrënjos korrupsionin në komunë
- BDI: Zgjidhja nuk janë akuzat politike, por vetingu dhe sundimi i ligjit
- Mbi 400 këngëtarë dhe artistë nga e gjithë bota bojkotojnë Izraelin “Jo muzikë për gjenocidin”
- Kërcënoi shefin e qarkullimit të Elbasanit, policia për shoferin e prokurorit të SPAK: Ishte i armatosur, mbante në brez pistoletë dhe…