Numri i parë i doracakut më të njohur turistik evropian “In your pocket” për Shkupin, Ohrin dhe Manastirin do të promovohet sot. Doracakut në qershor të këtij viti u shtyp në 20.000 ekzemplarë dhe u distribua në shumë lokacione nëpër qytet. Përveç në formë të shtypur “In your pocket” mund të shfrytëzohet dhe si aplikacion telefoni, por edhe në internet, përmes ueb faqes https://www.inyourpocket.com/skopje. “In your pocket” është markë ndërkombëtare e doracakëve dhe hartave për turistë të huaj në 22 shtete dhe përmbi 250 qytete. U shërben turistëve për zbulimin e bukurive dhe për shfrytëzim maksimal të kapaciteteve hotilerike dhe kapacitete të tjera të cilat janë në dispozicion. Në promovim, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë përfaqësues nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit të Republikës së Maqedonisë dhe nga Ministria e Ekonomisë. Numri i dytë “In your pocket” pritet deri në fund të vitit.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut

