Promovim i botimit “Punime të përzgjedhura” nga akademiku Alajdin Abazi, “Elektromagnetika, materialet elektroteknike, energjia dhe mjedisi” (libri i parë) dhe “Arsimi sipëror dhe Universiteti i Evropës Juglindore” (libri i dytë) do të mbahet sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Në promovim do të mbajnë fjalime kryetari i ASHAM-it, akademik Taki Fiti dhe zëvendëskryetari i ASHAM-it, akademik Luan Starova. Promovues do të jetë akademiku Leonid Gërçev, sekretar shkencor i ASHAM-it.
Pas promovimit do të shfaqet film kushtuar akademikut Alajdin Abazi.