“Prokuroria Themelore Publike- Shkup, sot ka iniciuar propozim akt akuzë kundër nëntë personave, pjesëmarrës në trazirat në Kuvendin e Maqedonisë. Të dyshuarit ngarkohen se kanë bërë veprën penale Pjesëmarrje në turmë e cila do të pengoj person zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 384 pika 1 nga Kodi Penal”, kanë njoftuar nga PTHP, transmeton SHENJA.
Ata shtojnë se për dy persona për të cilën është propozuar akt-akuzë, prokurori publik ka kërkuar edhe vazhdimin e masës së paraburgimit.
“Për një person i cili deri tani ishte në paraburgim, prokurori publik i cili vepron me lëndën ka vlerësuar se ka hapësirë për zbutjen e masës së propozuar, dhe ka propozuar që ti shqiptohet masa e paraburgimit Shtëpiak. Personit të cilit ishte shqiptuar masa e paraburgimit Shtëpiak, sipas prokurorisë ekzistojnë baza ligjore që të njëjtit t’i vazhdohet, dhe nga këtu gjykata përgjegjëse ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit Shtëpiak. Për një person, sipas vlerësimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, nuk është kërkuar vazhdimi i masës së Paraburgimit. Për të njëjtin në fuqi mbetet masat tani më të përcaktuar të përkujdesjes”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.
Për katër persona të cilët kanë qenë në paraburgim, qëndron më tej në komunikatë, përcjell SHENJA, janë grumbulluar prova dhe nuk ekziston frika se të dyshuarit mund të pengojnë procedurën.
“Por Prokuroria ka vlerësuar se ende ka nevojë që të sigurohet prezenca e tyre. Për këtë shkak, deri tek gjykata është dorëzuar propozimi për përcaktimin e masës së përkujdesjes për katër të dyshuarit.”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.
Prokuroria Themelore Publike ka informuar opinion se tre personat për të cilët MPB ka ngritur kallëzim penal, ka sjellë Vendim për refuzimin e kallëzimit penal.
“Për dy nga ata është bërë identifikimi i gabueshëm, ndërsa për një person nuk është vërtetuar se ka ndërmarr vepra të cilat përmbajnë element të vepër penale. /SHENJA/

