Prokurori Themelore Publike Shkup pas shqyrtimit të materialeve për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, ka vërtetuar se ekziston bashkëveprim e disa të dyshuarve në tërësinë e ngjarjeve në objektin e Kuvendit në pjesën e jashtme por edhe në brendinë e objektit në tërësi.
“Bëhet fjalë për një përzierje të veprave të cilat nënkuptojnë realizimin e më shumë veprave penale të cilat nuk mund të shkruhen vetëm si delikt i masës, e as, prej atje vepra të dala konkrete penale. Prokuroria Themelore Publike Shkup nga materiali i grumbulluar deri tani ka vlerësuar se vepra penale të cilën e ka hetuar, është ne nevojshme që në këtë fazë, të përfshihet edhe Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar, ngase një pjesë e veprave të ndërmarra nga ana e personave të përfshirë në ngjarjen janë në kompetencë të kësaj prokurorie”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore Publike, përcjell Almakos.
Materialet e lëndës janë dorëzuar deri tek Prokuroria themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion e cila e merr veprimin e mëtutjeshëm.