Prokuroria Themelore po heton rastin e dhunës në Kuvend, raporton SHENJA.
Nga ky institucion thonë se ata po i ndjekin me shumë kujdes ngjarjet e djeshme dhe epilogun e sotshëm dhe dje madje kishte pasur edhe prokuror në kujdestari. Thonë se vazhdimisht janë në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme për çdo hetim. Prokuroria Themelore tha se në momentin që do të zbardhin rastet e veçanta të dhunës dhe sulmit fizik, pra ku do të konstatohet kryerja e veprave penale, do të merren masat adekuate. Pasi dokumentimit të të gjithë veprave penale do të sillet edhe vendim prokurorial.