Prokurorja Katica Janeva është optimiste se së shpejti Qeveria do ta rregulloj statusin e Prokuroris Speciale Publike, të cilës i ka skaduar manadti. Janeva thotë se deri në qershor të këtij viti do të duhet të dihet fati i lëndëve të hapura nga kjo prokurori.
Lidhur me dilemën nëse rasti Monstra do të kaloj në duart Prokurorisë speciale, Janeva tha se kjo do të dihet pas dhjetë ditësh, kur dhe do të publikojnë raportin për punën e prokurorisë për gjashtë muaj e fundit, raporton Almakos.
Ajo ka informuar gjithashtu se në fazë përfundimtare është edhe lënda nga përgjimet mes funksionarit të BDI-së Beqir Asani dhe liderit të BDI, Ali Ahmeti, ku ata bisedojnë për rrënimin e ndërtesës përballë ambasadës amerikane në Shkup, por nuk tregoj deri ku janë hetimet, dhe kush është i përfshirë në të.
Prokurorja speciale është e pakënaqur me zvarritjen e proeceseve gjyqësore, në veçanti nga të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre. Lidhur me praktikën e deritanishme, kur një avokat paraqitet në tre-katër lënd të PSP-së, dhe vazhdimisht kërkojnë shtyrjen e seancave me arsyetimi se janë shumë të ngarkuar më lëndë tjera, Janeva ka komentuar shkurt: ‘’Për këtë jemi shtet i robëruar’’./Almakos.com
Arbnora Memeti