Prokuroria Speciale Publike ende nuk ka vendosur nëse do të ankohet për aktgjykimit e Gjykatës Penale, ndaj gazetares së televizionit Sitel, Ivona Talevska, të cilës i’u shqiptua dënim me kusht, prej dy vjetësh për evazion fiskal.
“Siç tha dje dhe prokurorja Ndërsa Elizabeta Josifovska, jemi të kënaqur me pranimin fajësisë nga e akuzuara. Në lidhje me aktgjykimin do të komentojmë kur të na dorzohet në formë të shkruar, kanë deklaruar nga PSP.
Aktgjykimi për gazetaren Talevska u soll, pasi që ajo gjatë sencës gjyqësor për lëndën Tiffany, në të cilën u akuzua për evazion fiskal, e pranoi fajin. Përveç dënimit me kusht, Taleska është e detyruar të kthejë dhe një shumë rreth 50 mijë euro tatim të fshehur.
Përndryshe PSP dhe mbrojtëja e Talevskës kanë të drejtë të ankohen për aktgjykimin në afat prej 15 ditëve.
Ky aktgjykimi për gazetare Ivona Talevska ka dhe nxitur reagime të ashpëra në publik dhe rrjetet sociale.
Arbnora Memeti
Almakos