https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2092607134113461/
Ndërprerja e regjistrimit të popullsisë nga ana e ish- partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, është lënda më e rë e hapur nga Prokuroria Speciale Publike.
Rrjedhimisht Prokurorja Speaciale, Fatime Fetai, sot ka njoftuar se lënda e koduar si “Regjistruesi”, ka si të dyshuar kryesore drejtuesit e VMRO-së dhe BDI-së, respektivisht Ali Ahmetin dhe Nikolla Gruevskin.
“Nga bisedat e përgjuara është ngritur dyshim se në tetor të viti 2011 këta dy persona, kryetarë të partive politike, e kanë keqpërdorë pozitën dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Ekziston një dyshim i bazuar se si koalicioni qeverisës ka tentuar ta fshehë faktin, se nuk kanë kapacitet politik për organizimin e regjistrimit real të popullsisë dhe për të fshehur fakte të pafavorshme për gjendjen demografike dhe ekonomike, gjë që ka rezultuar me emigracion të madh të popullsisë. Mes datës 10 dhe 11 tetor, të dyshuarit kanë ranë dakord të ndalonin regjistrimin e popullsisë, ” deklaroi prokurorja Fatime Fetai.
Fetai theksoi se përveç ndërprerjes së regjistrimit, ish partnerët Ahmeti dhe Gruevski kanë shfuqizuar ligjin për regjistrimin e popullsisë, me çka ata kanë hedhur në ujë rreth 175 milion denarë.
‘’Pas marrëveshjes mes të dy palëve, Qeveria deri te Kuvendi ka porpozuar që regjistrimi i popullsisë të shfuqizohet, kurse më 15 tetor të vitit 2011 është votuar i njejti. Megjithatë, arsyeja nuk ishte ajo që thuhej nga Qeveria, por kishte të bënte me dyshimin se regjistrimi i popullsisë mund t’u sillte dëm partnerëve qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, dhe vetë udhëheqësve të tyre për të ruajtur interesat ‘’ -deklaroi Fetai.
Në pyetjen drejtuar prokurores Katica Janeva nëse deri tani i kanë ftuar të dy liderët, pra Ahmetin dhe Gruevskin, për të dhënë dëshmi lidhur me këtë hetim të ngritur, ajo u përgjigj se diçka e tillë ende nuk është realizuar.
Ndryshe PSP prezantoi dhe dy lëndë të reja, ku siç njoftoi në përgjithësi janë të përfshirë 25 persona fizik dhe katër juridik.
Përgatiti: Arbnora Memeti
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2092607134113461/