Prokuroria Speciale Publike gjatë ditës së sotme ka dorëzuar ankesë deri në Gjykatën e Apelit në lidhje me masën e dënimit, të cilën ia shqiptoi gjykata gazetares, Ivona Talevska për lëndën ‘’Tifani’’. Siç shkruajnë mediat maqedonase nga shuma prej 2.5 milionë denarësh, që duhet ti kthejë Talevska, ajo deri më tani ka paguar vetëm gjysmën e shumës, raporton Almakos.
Muajin e kaluar, pasi që Talevska e pranoi fajin për veprën penale të cilën ngarkohet, gjykata i shqiptoi dënim me kusht, por dhe detyrim që ti kthejë paratë në shumë prej 50 mijë eurove.
Ndryshe, Talevska e cila nga gjykata është ngarkuar me veprën panale për evazion fiskal, gjë që është realizuar nga ajo në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2014, kështu me qëllim që ajo dhe persona të tjerë ti shmangen pagesës së taksave, ato kanë transmetuar të dhëna të rreme për faktet që kanë të bëjnë me llogaritjen e tatimit.
Talevska ka blerë të brendshme për 500 euro, veshje me vlerë 33,508 euro, syze, make-up për 1,009 euro, mobilje luksoze, dyer sigurie, biçikleta dhe të ngjashme për nevojat e supozuara të kompanive. Kompanitë e të dyshuarës u kanë ikur detyrimeve për pagesë në shumë prej 37,634 euro, kurse e dyshuara ka shmangur pagesën e tatimit në shumë prej 16,924 euro.
Aktgjykimi për gazetare Ivona Talevska, nxiti reagime të ashpëra në publik dhe rrjetet sociale.
Arbnora Memeti
Almakos