Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin 6-katësh “Oasis”, që rezulton në pronësi të Alqi Papës.
Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Klodiana Lala, objekti dyshohet të jetë përfshirë në një procedurë hetimore pasurore që lidhet me verifikime dhe hetime ende në zhvillim.
Vendimi për sekuestrimin e hotelit është ekzekutuar nga autoritetet kompetente.


