Për qasjen dhe përgjegjësinë e mundshme të prokurores Kadriu, lidhur me veprimin e djeshëm në protestë si dhe telefonatën me akuza me kryeministrin, nga Prokuroria Publike theksuan sot përmes një kumtese, se kanë kërkuar me shkrim që Prokuroria e Lartë e Gostivarit, të inspektojë çështjen, sipas nenit 27, pika 5, dhe nenit 28, pika 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike. Pas inspektimit të çështjes, Prokuroria e Lartë e Gostivarit duhet të dorëzojë informatat se për çfarë vepre penale, dhe kush janë kryerësit e saj, në rastin konkret, ndaj tw cilwve kryhet procedurë parahetimore apo hetimore, në bazë të cilave dyshime të bazuara po ndiqet procedura, dhe se çfarë faktesh dhe dëshmish i janë prezantuar prokurorit publik për hapjen e lëndës, si është ndarë lënda në punën e prokurorit, cilat dhe çfarë veprimesh ka ndwrmarrë prokurori dhe cfarë urdhrash ka dhënë ai. Prokurorët e Lartë duhet të verifikojnë nëse në përputhje me ligjin dhe udhëzimeve detyruese për veprimet konkrete duhej të inspektohej vendi i ngjarjes, dhe mbi të gjitha, nëse është përgatitur procesverbal për inspektimin e rastit. A i ka ndërmarrë veprimet prokurori në përputhje me nenin 41 të Ligjit për Procedurë Penale dhe a e ka njoftuar për këtë gjë, policinë. A është ndërmarrë ndonjë veprim në kundërshtim me funksionin e Prokurorit Publik, si dhe rrethana të tjera relevante në rastin konkret. Pas marrjes dhe analizimit të informatave nga Prokuroria e Lartw e Gostivarit, Prokuroria e Lartë e Maqedonisë do të marrë vendimin adekuat lidhur me veprimet e djeshme të prokurores Kadriu – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Misajllovski: Gjendja e sigurisë është stabile, duhet të fokusohemi në pasojat ekonomike për shkak të luftës në Iran
- Ekstradimi i 2 kushërinjve të dënuar për vrasje në Itali, Policia del me njoftim zyrtar: Roma i kishte ndër 100 personat më të kërkuar! Operacioni i kapjes në kushte të vështira dhe…
- EMRAT+FOTO/ U ekstraduan drejt Italisë për vrasjen e vitit 1999, kush janë dy kushërinjtë dibranë! Ja dënimet që do vuajnë në Napoli dhe historia e krimit
- Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Dy të arrestuar dhe dy nën procedim, 700 mijë euro kokainë në një marrëveshje ‘biznesi’ dhe…
- Mexhiti: Paqja dhe solidariteti janë mesazhi i Fitër Bajramit
- Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur
- Voziste veturë nëpër shtegun për këmbësorë, gjobitet shoferja nga Shkupi
- Vrasja gjatë përleshjes për territoret e trafiqeve në Itali, arrestohen pas 27 vitesh kërkimi 2 kushërinjtë shqiptarë! Tirana ia dorëzon Romës, historia e krimit


