Pas përleshjes së armatosur në Tetovë ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, nga Prokuroria Themelore Publike kanë dalë me komunikatë zyrtare, nga ku thonë se është duke u bërë hetimi i rastit pas arrestimit të dy personave të përfshirë në incident.
“Në një aksion të organizuar mes prokurorisë dhe MPB-së, janë arrestuar dy persona që ishin pjesëmarrës në këtë përleshje, të cilët me automjet ishin nisur drejt Shkupit. Ata janë arrestuar dhe njoftojmë e është duke u bërë hetimi i rastit në bashkëpunim me MPB-në. Gjithashtu është dhënë urdhër për analizën e ADN-së dhe obduksionin e personit të vdekur”, thuhet në komunikatë, njofton Koha.
Gjithashtu thuhet se është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rastit. Ndryshe, Naip Rexhepi – Bellanoca ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur F.M nga Kumanova, si dhe S.R. nga Kumanova.