Prokurori publik në detyrë inspektoi vendin e ngjarjes në Batincë ku vra një pjesëtar i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.
Zyra e prokurorit njoftoi se janë lëshuar urdhra dhe udhëzime për mbledhjen e provave.
“Autori është identifikuar, por është në arrati dhe është në kërkim”, theksojnë nga Prokuroria.
Më herët sot, u njoftua se sot, rreth orës 10:55 të mëngjesit, një burrë 49-vjeçar u soll në Spitalin e Qytetit me dy plagë në gjoks, pa shenja jete, pas një shkëmbimi zjarri në Batincë të Shkupit.
Nga URMV konfirmuan se personi me iniciale A. M., i cili u vra në Batincë të Shkupit ishte pjesëtar i ushtrisë.