Alsat 2019-08-08T11:12:28+02:00
Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e cila e udhëheq rastin “Reket”, nuk precizojnë saktë nëse i kanë apo jo si dëshmi video materialet të cilat u publikuan sot nga gazeta italiane “La Verita”.
“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, deklaruan nga Prokuroria për MIA.
Gazeta italiane “La Verita” sot publikoi një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki13) dhe Zoran Mileski (Zoki Kiçeec) me biznesmenin Jordan Orce Kamçev.
Në videon e publikuar e cila ishte incizuar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki13, në të cilën Boki i tregon Kamçevit se nga e dita e hënë më së voni deri të martën do të lirohet nga paraburgimi, dhe ku përmendet edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.
Loading…



