Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë ndaj një 20 vjeçari, i cili dje ka tentuar të djegë flamurin shqiptar.
Nga Prokuroria thonë se është hapur procedurë ndaj të njëjtit për shkelje të nenit 319 nga Kodi penal.
“Më datë 02.12.2024, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka tentuar të djegë flamurin kombëtar shqiptar, me ç’rast është vërejtur dhe penguar nga punonjësit e policisë të cilët e kanë ndaluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.