Nga Prokuroria Themelore në një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë dorëzuar kërkesë deri në gjykatë që t’i caktohet masa e paraburgimit u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Shkup, Sabahudin Rustemi dhe Aki Saitit, udhëheqës për menaxhim të mbeturinave pranë të njëjtës ndërmarrje.
Nga Prokuroria thonë se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturinat”, që dënohet sipas Nenit 230, paragrafi 1 i Kodit Penal.
“Të dyshuarit, njëri në cilësinë e drejtorit të përkohshëm dhe tjetri si menaxher për mbeturinat në NP Higjiena Komunale Shkup vepruan në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe detyrat e tyre për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave jo të dëmshme në territorin e Qytetit të Shkupit, si dhe me detyrimet e parashikuara në Programin Operativ për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe Planin Operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike. Për shkak të mungesës së mbikëqyrjes së plotë mbi mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave, si dhe për shkak të menaxhimit jo të rregullt të tyre, gjatë këtij muaji u krijuan deponi të vogla në hapësira publike dhe rrugore, pranë kontejnerëve të parashikuara për mbledhjen e mbeturinave, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme të cilësisë së tokës, ajrit dhe ujit dhe duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e njerëzve për shkak të mundësisë së përhapjes së sëmundjeve infektive ose të tjera. Këto dyshime u konfirmuan përmes inspektimeve të jashtëzakonshme nga inspektorët lokalë të mjedisit, të udhëhequr nga Prokuroria, si dhe përmes vlerësimeve ekspertësh mbi ndikimin e mbeturinave në shëndetin publik dhe rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik të RMV-së”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.
Data 17.03.2026
Aktuale
- BDI: Debakël i Qeverisë, 30% rritje e çmimit të naftës
- Aksident i rëndë në Tiranë, autoboti i ujit përplas për vdekje gruan që qarkullonte me motoçikletë!
- Nga Gjykata Penale në krye të Prokurorisë: Kush është Nenad Saveski, kandidati që flet edhe gjuhën shqipe?
- Saveski: Rritja e çmimeve të derivateve të naftës mund të shkaktojë rritjen e inflacionit në Maqedoni
- Kocevski: Tragjedia në Koçan tregoi se sistemi është shembur
- Një grup tjetër i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut sot duhet të evakuohen nga Lindja e Mesme
- Në Maqedoni, 32.32% e qytetarëve përdorën shërbimet e-qeverisë në vitin 2025
- Komisioni parlamentar vendosë se kush do ta zëvendësojë Bislimoskin


