Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në orët e mëngjesit ka hyrë në zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për të marrë dokumentacionin e tenderit për prokurimin e softuerit për faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Lënda është ngritur “me të dëgjuar” sepse pas disa shkrimeve nga mediat ishte kuptuar se tenderi për softuer ishte anuluar dhe më pas përmes një procedure të negociuar pa shpallur një njoftim, azhurnimi i softuerit iu dha kompanisë “Duna” dhe kontrata me këtë kompani është bërë në katër sy.
“Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka hyrë në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të marrë dokumentacionin e tërësishëm të tenderit e cila ka të bëjë me prokurimin publik të softuerit të ri dhe ta vlerësojë ligjshmërinë e procedurës”, thonë nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit .
Kryetar i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në një emision në TV Telma menjëherë pas zgjedhjeve kishte thënë se procedura për prokurimin publik është ligjore dhe janë respektuar të gjitha procedurat.
“Zgjedhjet u caktuan dhe nuk kishim shumë kohë përsëri të shpallim tender publik. Nuk ështe tender në 4 sy një gjë të tillë e kanë bërë më përpara. Tani keni procedurë sipas ligjit për prokurim publik ku nëpërmjet bisedimeve mblidhnim ofertat, përsëri i ftuam të dy kompanitë për shkak të interesit të tyre, ofruan oferta dhe përsëri më e mirë ishte oferta e Duna computer. Pra të dy kanë marrë pjesë , përsëri ka pasur ankesa nga pala e pakënaqur dhe në atë ankesë Komisioni Shtetëror për ankesa gjatë prokurimeve publike e hodhi poshtë ankesën dhe ka konstatuar se kemi vepruar drejt”, deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.
Nga sektori për krim kompjuterik në MPB kanë konstatuar se sulmuesit e faqes së KSHZ-së kanë kryer sulm “DDoS” apo një nga sulmet më të fuqishme të softuerëve. Ai është kryer nga qindra kompjuterë paraprakisht të sulmuar që hakerët i kanë pasur nën kontroll. Ky sulm ka pamundësuar shpalljen e rezultateve zgjedhore.