Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë janë mbledhur gjurmë nga vendi i aksidentit që ka ndodhur dje në rrugën Kërçovë- Makedonski Brod në të cilën jetën e ka humbur një foshnje tremuajshe. Vijon ekspertiza e tyre, si dhe ekspertiza teknike në trafik për konfirmimin e rrethanave për ngjarjen, kumtoi PPRM-ja. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Makedonski Brod në të cilën jetën e ka humbur një foshnje tremuajshe, ndërsa pesë persona janë lënduar rëndë. Menjëherë pas aksidentit, prokurori publik në kujdestari nga PTHP Kërçovë dhe ekipi mbikëqyrës nga MPB-ja kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, siç është theksuar në kumtesën e Prokurorisë, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i automjetit motorik të udhëtarëve i markës “Golf” me targa të Ohrit që ka lëvizur nga Makedonski Brod drejt Kërçovës, ka tentuar për ta tejkaluar automjetin transportues – me tërheqje i markës TAV me targa të Kërçovës. Gjatë tejkalimit, automjeti Golf është përplasur në automjetin motorik “Alfa Romeo” me targa të Sllovenisë, që vinte nga ana e kundërt. Në vendin e ngjarjes nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë foshnja tremuajshe. Udhëtarët e dy automjeteve motorike me lëndime të rënda trupore janë transferuar në institucionet mjekësore për dhënien e ndihmës së mëtutjeshme.
Data 21.09.2025
Aktuale
- I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
- Osmani: Mickoski na dërgon emisarë, e në publik flet ndryshe! Mickoski: BDI manipulon votuesit, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë
- Valter Bami thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet nga policia në makinë me një vajzë! Çfarë u tha efektivëve pas ndalimit
- VIDEO/ Çmontohet organizata shqiptare e kokainës në Rodos, 3 të arrestuar! Ja çfarë u sekuestrua
- Gjykata e Lartë merr në shqyrtim denoncimin e Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj. Çfarë mund të ndodhë me deputeten e PS
- BDI: Shqiptarët i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, VLEN është instrument në duart e Mickoskit
- Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e njohin shtetin palestinezë
- (VIDEO) Osmani: Nuk do lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë! Mexhiti: Osmani e ka mendjen te qeveria