Me parullat, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Drejtësi për Almirin”, gjatë ditës së sotme është mbajtur një protestë para Prokurorisë Publike në Shkup, në të cilin u kërkua transparencë për vrasjen e djaloshit katër vjeçarë e cila u ri-kualifikua si aksident. Protestuesit kërkuan nga Prokurori i Përgjithshëm të publikojë dokumentin ku shihet qartë se kush është autor i rikualifikimit të lëndës.
Anita Latifi, tha se rasti Almir është shembull klasik se si nuk duhet të veproj një shtet, i cili në kushtetutë ka garantuar të drejtën e jetës.
“Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të gjyqësisë jo profesionale të padrejtë dhe gjyqësisë selektive. Në vend se të jemi dëshmitar të ndëshkimit të rastit të Almir me dënim të merituar për kryerësin e veprës, “Vrasje me paramendim” ne jemi dëshmitar të shpalljeve për shitjen e armës me të cilin u vra Almiri, katër vjeçarë”, deklaroi Latifi.
Ajo tha se lëshimet e bëra në procedurën hetuese janë burimi parësor I tërë kësaj golgote të familjes Aliu dhe të drejtësisë në Maqedoni.
“Prokuroria Themelore në Kumanovë në vend se të bëj konfiskimin e automjetit e cila ka shërbyer si armë për vrasjen e tmerrshme të Almirit të njëjtën ja ka kthyer familjes Iliç. Për shkak të mënyrës se si është kryer kjo procedurë hetuese eliminimit të provave përkatësisht armës me të cilën është kryer vepra”, shtoi ajo.
Aktori Visar Vishka tha se fajin për rikualifikimin e veprës ka prokurori publik Vlladimir Jovevski, i zgjedhur nga qeveria aktuale.
“Jovevski në parlament gënjeu, se këtë rikualifikim e ka nënshkruar ish prokurori Marko Zvërlevski, i cili para tre muajve ishte i shkarkuar para se rikualifikimi i veprës të bëhet”, tha Vishka duke kërkuar nga Jovevski të publikon dokumentin për rikualifikimin e veprës për rastin e Almirit.
Avokati Asmir Alispahiç tha se shkelja më e rëndë e procedurës është se mjeti me të cilin është kryer vepra nuk është konfiskuar, po i është kthyer familjes.
“Unë si person që kamë kryer drejtësinë kam qenë I hutuar me atë që pash dje. Vetura me të cilën është goditur Almiri është nxjerrë në shitje. Kjo është edhe një lëshim tjetër në gjithë, këtë procedurë të udhëhequr nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë dhe Prokurorit Publik”, tha Spahiç.
Mevludin Imeri
Almakos.com