Në kohë kur qytetarët kanë aq mosbesim mbi drejtësinë në Maqedoni dhe institucionet ndërkombtare kanë dhënë rekomandime të qarta mbi reformimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të së drejtës, është absurde të vazhdohet me aksione siç i quajnë pronarët e lokaleve afariste tërësisht politike ndërmjet lobingjeve partiake.
Lufta politike ka bërë që biznesi shqiptarë të pësojë sërisht. Duke pasur parasyshë faktin e shtimit të kontrolleve të shumta të të gijtheve organeve Inspektuese dhe Financiare në Institucionin e Komunës së Tetovës, sot ky kontroll ka vazhduar jashta dyerve të Komunës së Tetovës. Dëm kolateral i gjithë kësaj drame të inskenuar, kanë qenë bizneset shqiptare.
Nën diktatin e Prokurorisë Themelore me asistencë të Sektorit për punë të Brendshme-së të Tetovës sot janë kryer kontrolle në lokalet afariste shqiptare në Tetovë.
Nga burime që deshën të ngelin anonime, për shkak të presionit që ushtrohet në mënyrë sistematike mbi këto biznese, gjatë periudhës së fundit, për sa i përket shfrytëzimit të hapësirave publike, për të cilat siç thonë pronarët: Paguajmë konform dispozitave ligjore për shfrytëzimin e hapësirës publike në institucionin përkatës.
Nuk dihet se cila është arsyeja që Prokuroria Themelore e Tetovës dhe Prokuroja e cila ka inicuar aksionin, mbi cilat fakte dyshuese parahetimore ka dhënë urdhërersën për zbatimin e aksionit.
Jo zyrtarisht siç mësojmë nga burime jo formale, urdhëryes i aksionit është prokurorja shqiptare e larguar kohë më parë nga Prokuroria Speciale.