Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Ohër, në bashkëpunim me Lobin e grave të Maqedonisë, organizuan konferencë kombëtare për promovimin e projektit ”Platforma aktive e Maqedonisë për përfshirje sociale – PAMPS”, në Shkup. Në konferencë u prezantuan 18 propozim-strategji lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe femrave nga 18 komuna të vendit. Poashtu, për përfshirjen e propozim aktiviteteve dhe çështjeve konkrete për përmirësimin e situatës të kategorive të prekura të qytetarëve në nivel local dhe atë duke përcaktuar legjitimitet prej anëtarëve lokal, shoqata e qytetarëve lokale, shoqata e binesit, qytetarëve, përfaqësuesit lokal dhe qeverisja e centruar, mediumet.
Në 18 komuna të vendit, janë indetifikuar kategoria e të prekurve nga: viktima e dhunës familjare, gratë nga mjedisi rural, gratë Rome, prindër të vetmuar, të rinjtë si kategori e veçantë, fëmijë me nevoja të veçanta.
Disa nga masat e parashikuar dhe aktiviteteve janë përfshirë, bashkëpunimi me komunat, me shoqatat e biznesit dhe sektori joqeveritar; Motivimi për arsim formal dhe jo formal; duel arsimor; hapja e qëndrave për karrierë (qendra për të rinj, qendra të kulturës); hapja e qendrave për sos linjën; Qendra për trajtime të dhunës ndaj grave, kampanjë për barazi gjinore e personave me nevoja të veçanta; promovimi i masave për punësim në Agjensinë për Punësim në Maqedoni. Rritja e mjeteve financiare nga buxheti i komunave për financim, për ndihmë të prindërve të vetmuar. Zvogëlimi i çmimit për fëmijët pa prindër, në kopshte.
“Besojmë se komunat do të bëjnë përpjekje që t’i ndërmarrin të gjitha pikat e lartëpërmentura për implementimin në strategjitë lokale, për përfshirje sociale, veçmas të të rinjve dhe grave në RM. Qëllimi i PAMPS është të paraqet dialog vazhdues për përmirësimin e statusit të kategorive të qytetarëve të prekur”, tha Biljana Janeva, nga Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Ohër.
Në gjithësej 52 puntori të 18 komunave në RM, janë përfshirë Manastiri, Prilepi, Delçevë, Sveti Nikole, Kumanovë, Veles, Çair, Kavadarc, Strugë, Tetovë, Shtip, Strumicë, Dibër, Kërçovë, Shuto Orizare, etj
Afërdita Haxhijaha Imeri, eksperte për çështje sociale, për Almakos thotë se ”Platforma aktive e Maqedonisë për përfshirje sociale”, është platform, e cila vjen si rezultat i punës së projektit, i cili ka filluar të punohet që në vitin 2015.
“Në këtë projekt kanë qenë të përfshirë 18 komuna dhe gjithashtu janë formuluar 18 platforma lokale për përfshirjen sociale. Platforma lokale, të cilat bëhen nga aktorët dhe palët e afektuara në nivel komunal, këtu flasim për përfaqësuesit e organizatave civile, për përfaqësuesit e sektorit biznes, për medium, për përfaqësuesit e institucioneve, etj,
E rëndësishmë është të pontencohet se platforma parashtron një hapsirë ku deri tani ka munguar në kuadër të komunave. Hapsirë në të cilën do të bëhet shkëmbimi i ideve, përvojave edhe do të vëzhgohet realizimi i strategjive, për çshtje sociale. Rëndësi tjetër është se gjatë përgatitjes së strategjive është marrë një qasje gjithpërfshirëse e pjesmarrësve, në të cilën aktorët, të cilët janë të prekur nga problemet e mos përfshirjes sociale janë këta të cilët e kanë patur fjalën kryesore rreth dizajnimit të aktiviteteve edhe të masave, ku situata e tyre si e jetës së tyre, do të përmirësohe. Prandaj unë besoj në këtë platform dhe mendoj se zbatimi i këtyre strategjive do të jetë një hap shumë domethënës për qeverisjen lokale, të cilat do të mund të përmirësohen situata, jeta, kushtet në të cilën jetojnë grupet e cënuara, në këtë moment flasim për grupet e cënuara që janë grate dhe të rinj”, tha Imeri, për Almakos
Sa i përket strategjive të fokusuara kanë pikë të referimit nga e kaluara.
“Strategjitë janë mjaft inkluzive në aspektin e asaj se janë marrë të gjitha dokumentet, të cilët një komunë i ka aprovuar, nga zyrtarët komunal si të tilla ekzistojnë, dhe punojnë në zbatimin e tyre dhe nuk është asgjë e re në strategjitë që zbatohen. Të gjitha aktivitetet kanë qenë të parapara, por të dizanjuara ashtu që të targëtojnë më mirë efektet dhe qëllimet, për ta përmirësuar jetën.
Këto strategji janë ato që do t’i ofrohen edhe strukturës së re, që siç e dijmë paraprijnë zgjedhjet lokale, si një dokument që do të jetë bartës, në punën e mëtutjeshme të platformës dhe mendoj që vetqeverisjet lokale janë me parakushte demokratike, të cilat duhet t’i marrin parasysh, dhe të mos anashkalojnë punën e mundimshme dhe punën në të cilën është investuar mund dhe kohë për të dizajnuar këto strategji” tha Imeri, për Almakos
Ajo shton se situata e tanishme nuk është e mirë, sepse në përgjithësi qeverisjet lokale kanë shumë hapsirë për përmirësim e funksionimit të tyre, posaçërisht në çështjet sociale.
“Them kështu sepse çështjet sociale akoma nuk janë të decentralizuara, shumë ingirenca janë të mbajtura në nivel qëndror dhe shumë pak kanë mundësi vetqeverisjet lokale ti shqyrtojnë dhe realizojnë ndonjë aktivitet në këtë këndvështrim. Prandaj këto masa, janë hapi i parë në nivel lokal që të bëhet diçka me rëndësi në fushën e kyçjes sociale në RM”, tha Imeri, për Almakos
Afërdita Haxhijaha Imeri si eksperte e çështjeve sociale, e cila ka marrë pjesë në debate brenda dhe jashtë vendit thotë se në princip përvoja e shteteve të jashtme është shtrirë deri në një hapsirë të caktuar ku ne mund ta zbatojmë, sepse Maqedonia është një vend specifik dhe ka veçoritë e veta dhe rruga e zhvillimit të vetqeverisjes lokale është një rrugë disi interesante dhe mjaft sfiduese, prandaj sa do që ne referohemi në përvojat e jashtme, siç janë vendet e Ballkanit apo BE-së, sidoqoftë ne duhet të dalim me përvojat tona origjinale, dhe ky projekt me strategjitë janë një hap në realizimi e përvojës tonë, e cila përvojë do të jetë hap i mëtutjeshëm, që komunat e tjera, të cilat nuk janë të përfshira, të inkuadrohen në kët projekt, tha Imeri, për Almakos
D.Kërluku
Almakos.com