13 June 2018 / 13:41
Projekti themelor i Universitetit Nënë Tereza ende nuk ka përfunduar. Rektori Aziz Pollozhani para 7 muajsh, premtoi se projekti do të kompletohet në fillim të muajit maj. Nga rektorati i UNT-së, tani thotë se problem i ngecjes së projektit është shpronësimi i hapësirës ku pritet që të ndërtohet universiteti, gjë për të cilën Pollozhani para 7 muajsh tha se intensivisht është angazhuar që të zgjidh.
Bile tani ka një klauzolë për vonesat e mundshme, sepse ka vonesa që nuk varen prej nesh, për shembull ne kemi 9000 metër katrorë që akoma nuk janë shpronësuar. 38-00 Paralelisht me këtë kohë, që duhet të realizohet projekti zbatues që i duhet 4 -5 muaj prej muajit që kaloi, ne synojmë dhe kemi bërë dokumente paralele me Ministrinë e Arsimit që në ndërkohë të zgjidhet edhe problemi i shpronësimit të këtyre vendeve që kur të vijmë në fund të majit ose prillit na ta kemi atë punë të zgjidhur që të mos kemi problem. Sepse ajo mund të jetë arsye për ta vonuar përsëri projektin, që ne nuk do të ishim fare të lumtur në ata rrethana -kishte thënë para 7 muajsh Aziz Pollozhani – Rektor i Universitetit Nënë Tereza.
Në kontratën e nënshkruar mes UNT-së dhe firmës që po bën projektin themelor, BH Arkitekst, qëndron se për çdo ditë vonesë, firma do të obligohet që të paguaj 0.2% penale nga shuma e përgjithshme e projektit gati 1 milion eurosh. Por nga UNT përmes një qëndrimi me shkrim për Alsat-M thonë se ende po merren me çështjen e shpronësimit të tokës ku pritet që të ndërtohet objekti. Prandaj sipas tyre afati 6 mujorë për kryerjen e projektit hyn në fuqi që nga koha kur do të plotësohen të gjitha kushtet.
Kontratën ne si universitet e patëm publikuar dhe besojmë që ka qenë i qartësuar çdo detaj megjithatë lidhur me pyetjen tuaj po përsërisim se afati i kontratës është 6 muaj prej kohës kur do të kompletohen të gjitha dokumentet e duhura (mendime, pëlqime, vendime paraprake nga isntitucionet përkatëse që lidhen me këtë çështje). D.m.th që nëse do të vonohen dokomunetat përkatëse edhe afati do të mund të rishikohet në relacion me kohën e vonesës së shkaktuar nga këto shkaqe – thonë nga Universiteti “Nënë Tereza”.
Por ndryshe thuhet në kontratën e nënshkruar mes UNT-së dhe firmës projektuese ku nuk përmenden kushte, pos datës 3 nëntor, 2017 kur edhe është nënshkruar kontrata.
Marrëveshja mes UNT-së dhe “BH-Arkitekts”
“Bartësi i furnizimit ngarkohet që punët e lëndës së kësaj marrëveshje t’i përfundojë në afatet e parapara në pajtim me marrëveshjen nr.05-491/2 nga 3 nëntori i vitit 2017. Nëse bartësi i furnizimit obligimet e tij nuk i përfundon në afatin e paraparë, është i obliguar t’i paguaj klientit dëmshpërblim prej 0.2% nga vlera e kësaj marrëveshje. Përskaj penales, klientit duhet t’i paguhet edhe dëmi për punët e kryera me vonesë”.
Deri në çelës, i gjithë kompleksi universitar pritet të kushtojë rreth 25 milion euro, ndërsa vetëm projekti themelor kushton sa 3% e shumës së përgjithshme. Për projektin themelorë marrëveshja është nënshkruar pa hapur tender ndërsa rektorati nuk dëshiron që ta ndajë me publikun procesverbalin e vendimit. Marrëveshja që u dha pa tender, kapë vlerën 57 milion denarë. Pas përfundimit eventual të procedurave të shpronësimit dhe projektit themelorë, ndërtimi pritet të zgjasë 3 deri në 5 vite.
Besian Leka