Unë jam Rioni, jam pesë vjeçar – thotë Rioni.
Por, në arsimin fillor ende ka një ndarje të madhe në mes të nxënësve. Për shembull, në shkollën fillore në “Bratstvo-Migjeni” në Tetovë ka ndërtesa të ndara shkollore për paralelet shqipe dhe ato maqedonase.
Ngjashëm është edhe me disa shkolla të mesme në të gjithë vendin. Në Kumanovë tre shkollat janë të ndara në objekte të veçanta. Strategjia e OSBE-së për arsimim të integruar, të cilën Qeveria e miratoi në vitin 2008 ka mbetur vetëm në letër. Nga OJQ “Civil” fajësojnë partnerët e atëhershëm të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.
Imponuan një dinamike të cilën njëra palë e kuptoi si një provokim, një tendencë për asimilim, dhe të tjerët e përdorën si mjet patriotik – ja, ne tani do ti mësojmë ata maqedonisht dhe këtu ju keni një bllokim nga të dy anët, në të njëjtën kohë, sikur kjo të ishte bërë me marrëveshje –deklaroi Xhabir Deralla – OJQ “Civil”.
Nga Ministria e Arsimit, thonë se vitet e fundit kanë filluar ti pranojnë si zgjidhje sistemore praktikat e mira nga projektet për arsimim të integruar.
Çdo shkollë që ka një ekip të integrimit ndëretnik do të duhet ti përfshijë në programet vjetore aktivitetet e tilla – tha Naziktere Sulejmani, Sekretare shtetërore në Ministrinë e Arsimit.
Tani për tani grupet Mozaik, në disa kopshte fëmijësh në të gjithë vendin mbeten një shembull i rrallë, në të cilin shteti ka vendosur të vazhdojë financimin e projektit për arsimin e integruar, pasi sektori civil ishte tërhequr.
Alsat-M

