Më shumë se 100.000 euro kushton marrëveshja e nënshkruar në Biron e Zhvillimit të Arsimit për sistemin e Kembrixhit, sipas të cilit parashihej futje e programeve në sistemin e mesëm arsimor që u anulua nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë
Me këto para duheshe të paguhen ekspertët britanik të cilët do të trajnojnë profesorët kurse në harxhimet hynin edhe zhvillim i materialeve, programe dhe mbajtje të të trajnimeve. “Para disa muajve, ekspertët të cilët janë kontraktuar për përpilim të njësive mësimore nga shkencat natyrore dhe matematika tashmë kanë qenë në Maqedoni dhe kanë mbajtur trajnime. Në ato trajnime kanë marrë pjesë 12 profesorë të matematikës dhe 12 profesorë të biologjisë, fizikës dhe kimisë. Ato kanë zgjatur katër ditë dhe për këtë janë paguar ekspertët. Por, në shtator i kemi ndërprerë trajnimet. Ju kemi dërguar njoftim britanikëve ku kemi sqaruar se dëshirojmë të ndërprejmë procesin për shtat të ndryshimit të pushtetit dhe për shkak të revidimit të programit”, sqaroi Vanço Petrushevski, zëvendësdrejtor në Bironë e Zhvillimit të Arsimit