Mundësitë për aktivizim të marrëdhënieve mes ministrive për punë të jashtme, bashkëpunim i ndërsjellë gjatë ndonjë katastrofe, përkrahje në ushtrime dhe përgatitje të ushtarëve nga ana e Armatës së Maqedonisë, bashkëpunimi në sferën e telekomunikimeve, investimet dhe energjetika janë çështjet që do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së parë të qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë që do të mbahet me 23 Nëntor në Strumicë.
Organizimi i mbledhjes midis dy qeverive u vendos gjatë kohës së vizitës zyrtare të kryeministrit bullgar Bojko Borisov në Shkup në fillim të korrikut të këtij viti, kur edhe u firmos marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy shteteve.