Gjendja dhe progresi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve të BE-së, statusi i realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrjen në NATO, si dhe statusi i realizimit të Marrëveshjes së Ohrit do t shqyrtohen si para pika në seancën e 54 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në rend dite të seancës së sotme janë 104 pika, në mesin e të cilave është Informacioni lidhur me nevojën e marrjes së vendimit për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë me ankand publik elektronik për ndërtim. Anëtarët e Qeverisë do t’i shqyrtojnë Kërkesën për marrjen e vendimit për largimin e 600.000 litrave Eurodizel BS lëndë djegëse, nga rezervat e obligueshme të naftës dhe derivateve të naftës të Hekurudhave të Maqedonisë, si dhe Informacionin lidhur me investime në projekte infrastrukturore të financuara nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural. Qeveria sot do t’i shqyrtojë edhe Propozim-vendimin për mbylljen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë, me seli në Durrës dhe Propozim-vendimin për revokimin e konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë, me seli në Durrës, si dhe Propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve, zëvendësve të anëtarëve dhe sekretarit të Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit. Në rend dite, mes pikave të tjera, do të gjendet edhe Kërkesa për lirimin nga të dhënat për furnizim të pajisjes sportive dhe makinave për sportistin Igor Stefanovski-Ixhe.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Zarf i zi për Gjestin, të shtunën merret vendimi – provoi të ikë nga shtëpia duke kapërcyer murin rrethues
- “Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja”, Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA
- Tërheqja e trupave amerikane: Manipulimi që krijon frikë në Ballkan
- Hidhen dyshime që Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA – produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë
- Janevska: Për shtatë vite ka 17.000 nxënës më pak, ndërsa numri i studentëve është zvogëluar për 7.000
- Nisma për ndryshimin e stemës shtetërore? Ja çfarë thotë kryeministri Mickoski
- Mickoski: Akuzat e opozitës ndaj Mexhitit, të pabaza
- Mickoski: Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin, e këshilloj të kthehet dhe të përballet me drejtësinë