Kemi shumë kënaqësi të shpallim Programin e Bursave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik për vitin akademik 2023/2024. Si institucion i arsimit të lartë me përgjegjësi shoqërore, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur arsimin dhe shkencën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin e Ballkanit duke ofruar bursa deri në 100% për studentët më të talentuar dhe më të suksesshëm.
Programi i Bursave IBU 2023/2024 është i zbatueshëm për studentët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme: Maqedonia e Veriut,
Shqipëri,
Bosnjë dhe Hercegovinë,
Kosovë,
Mali i Zi,
Serbi
Programi i Bursave është i kufizuar në kuotën e studentëve për të gjitha programet e akredituara të studimit. Fushata do të vazhdojë deri më 30 shtator 2023.
Programi i Bursave IBU sponsorizohet nga Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “ÜSKÜP”, themelues dhe pronar i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.
Detaje: https://www.ibu.edu.mk/scholarships
Fletushka: https://www.ibu.edu.mk/easybooklet
Prezantimi: https://youtu.be/Di77EHs9lTc