15 Janar 2019 / 22:46
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë emisionit që u transmetua sot në mbrëmje në emisionin “Programi 200”, tha se në Maqedoni në kohën e VMRO-DPMNE-së opozitare shteti i së drejtës as nuk ekzistonte fare. Prandaj, sipas tij, qeveria e tanishme dalëngadalë po mundohet të vendosë atë, duke potenciuar se prandaj edhe zgjedhësit i kanë votuar.
Unë mendoj se ne jemi në fazën e…ne nuk kemi pasur shtet të së drejtës. Këtë e dëgjuam të gjithë dhe këtë duhet ta pranojmë sepse progres ka vetëm te pranimi i realitetit dhe gabimeve. Mendoj se ende nuk kemi shtet të së drejtës, por po e ndërtojmë atë. Mendoj se shumica e qytetarëve e duan këtë. Dhe në këtë kuptim qëllimi është i qartë dhe deri te qëllimi do arrijmë. Patjetër të kemi të gjithë integritetin personal në “oborrin” e vet, në profesionin, në vendin e punës dhe të sillemi ashtu. Sidomos ata që janë në atë sistem. Në sistemin gjyqësor duhet gjërat t’i marrin në duart e veta. Shumë është e rëndësishme kur politika…çka ishte e rëndësishme, disa vende anëtare, pasi ne kishim shumë konsultime rreth kësaj çështje. Madje edhe Brukseli në njëfarë mënyre shprehu mirëkuptim. Shumë me rëndësi është të mos bëhen pazarllëqe të fshehta. Nëse është akt politik për interes shtetëror, të shihet se është akt politik, të mos ketë ndonjë marrëveshje. Politika të mos lejë që gjykatësit dhe prokurorët ata ta bëjnë punën e politikës. Dhe në këtë kuptim, ligji për amnisti të pjesshme, pasi ai është i tillë. Bëhet dallim mes njerëzve që kanë marrë pjesë në dhunë, kanë organizuar dhe inspiruar- tha Dimitrov.
Alsat
Loading…


