“Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe kanë të drejtë që të kërkojnë më shumë të drejta”, tha profesori universitar Temellko Ristevski, duke shtuar se platforma e partive politike shqiptare nuk kanoset uniteti i Republikës së Maqedonisë pasi ajo mund të realizohet në suaza të Kushtetutës aktuale.
“Duke u nisur nga ajo që qytetarët janë bartës të suverenitetit, edhe atë jo vetëm qytetarët maqedonas, por edhe të etnive tjera, duhet të kihen parasysh edhe kërkesat e të gjithë qytetarëve”, tha gjithashtu profesori Ristevski. /SHENJA/

