Shtetet e mëdha si Anglia dhe Spanja kanë përdorur tërë arsenalin intelektual, politik dhe shtetëror, që në vendet si Irlanda e Veriut dhe Katalonja të ndikojnë në njëmendësinë e popullatave vendase, se e ardhmja e tyre është në kuadër të këtyre shteteve, duke krijuar ndër shekuj një polarizim të dukshëm politik e shoqëror në popullatën vendase të të dyja vendeve të lartpërmendura, sa tani ato ndodhen në një pat-situatë: gjysma e popullsisë mëton mëvetësimin, gjysma parapëlqen jetesën në kufijtë politikë të Anglisë, respektivisht Spanjës, edhe pse si Irlanda e Veriut ashtu edhe Katalonja gëzojnë autonomi të plotë në hierarkinë shoqërore dhe institucionale. Kjo lloj politike, siç duket, së fundmi imponohet edhe në Maqedoni, synimi i së cilës është që ne shqiptarët, pas shumë përpjekjeve për arritjen e të drejtave tona, të ngjizemi në një format politik, i cili në të ardhmen do të mund ta sheshojë edhe korpusin tonë kombëtar. Dhe unë, publikisht, i them jo kësaj, sepse fillimisht duhet të arrihet barabartësia, pastaj mund të bashkëpunojmë në të gjitha sferat me maqedonasit, turqit, bullgarët dhe gjithë të tjerët. #VotoShqipVotoMeMend /Gjyla Çeliku
Data 09.04.2026
Aktuale
- “Për interes shtetëror!”- BIRN: Pas “pasaportave të arta” PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë! Çfarë parashikon projektligji
- EDS me ofertë të re në treg: 24 muaj çmim fiks i energjisë elektrike + dhuratë kondicioner inverter
- Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve
- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kostadinovski: Askush s’do ta prek gjuhën shqipe!
- (VIDEO) Sistemi EES, regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE
- “Ishte ditë e nxehtë dhe s’kuptova asgjë”- Vrasja me shtizë e shqiptarit Klajdi Bitri, Prokuroria kërkon dënim më të rëndë për autorin tunizian! Çfarë ndodhi sot në Apel
- Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit
- Merret vendimi për babain i cili sulmoi seksualisht vajzën 7 vjeçare në Gjakovë

