“Bota duket ndryshe kur do të të gjitha gjërat që i kemi mësuar nga librat dhe do të arrijmë t’i zbatojmë disa prej tyre në realitet,” tha një profesoreshë nga Velesi.
Arsimi përfundimisht po ndryshon, thonë profesorët e intervistuar të lëndëve profesionale të shkollave të mesme në të gjithë vendin, të cilat në vitin shkollor 2021/2022 hapin klasa duale në kuadër të projektit “Mëso me mençuri, puno në mënyrë profesionale”
Nëse më parë mësimi bazohej kryesisht në teori, tani me konceptin e ri të arsimit dual të zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nxënësit e shkollave të mesme të regjistruar në klasat profesionale kanë mundësinë të mësojnë më shumë përmes praktikës reale dhe të përgatitur në mënyrë praktike të marrin pjesë në sektorin real të tregut të punës.
Këtë vit shkollor, në 46 shkolla të mesme do të hapen gjithsej 97 klasa paralele që do të ofrojnë mësim në 15 profesione të ndryshme. Nga teknikët e ushqimit, teknikët mekanikë, punëtorët e ndërtimit, teknikët elektrikë ose energjetikë, përmes minatorëve, pylltarëve, marangozëve, fermerëve, deri tek kuzhinierët, hotelistët, floktarët, kozmetikët, por edhe personeli mjekësor, teknikët ekonomikë ose administratorët e biznesit: të rinjtë do të kenë mundësi për të zgjedhur një nga afro 70 profile të ndryshme arsimore, varësisht nga afiniteti i tyre.
Por gjëja më e rëndësishme është që pavarësisht nga profesioni që ata zgjedhin, nxënësit do të fitojnë nivele të përkatëse të kualifikimeve në përputhje me nevojat e tregut të punës, ndërsa profesorët e lëndëve profesionale mbështesin fuqimisht nxënësit e klasave të nënta që ta kenë parasysh arsimin profesional, i cili mund të jetë mënyra më e lehtë për punësimin e tyre.
Dr. Marija Rtoska, e cila është profesoreshë e lëndëve profesionale dhe mësimit praktik në SHMPK “Dimitrija Cupovski” në Veles shpjegon se një nga elementet më të rëndësishme në arsimin profesional është lidhja e teorisë me praktikën dhe se shkathtësitë që nxënësit i fitojnë gjatë një mësimi të tillë është një gjë që siguron një bazë të fuqishme për ndërtimin e personalitetit që mund të gjejë punë menjëherë me diplomën që e merr pas mbarimit të shkollës së mesme. Ajo thotë se “Kuadrot që përgatiten janë të nevojshëm në tregun e punës dhe me përfitime reciproke, si nga ana e nxënësit, po ashtu edhe nga sektori i biznesit, dhe pa praktikë mësimi nuk do të ishte aq interesante dhe nxitës“.
Me mbështetjen e nxënësve, ajo thekson se pikërisht ata, profesorët e mësimit praktik, përpiqen t’i zhvillojnë aftësitë dhe përgjegjësitë e tyre në mënyrë që të jenë të gatshëm për zbatimin e suksesshëm të përgjegjësive të punës në të ardhmen. “Njohuritë e dhëna përmes praktikës kanë vlerë të qëndrueshme. “Ata nuk janë fjali ose një paragraf që harrohet lehtë, por një pamje e gdhendur e mënyrës së punës në profesionin përkatës”, theksoi Dr. Rtoska.
Vlado Jovanov, i cili është veteriner dhe arsimtar i lëndëve profesionale dhe mësimit praktik në drejtimin veterinar bujqësor për profilin arsimor teknik veterinar në SHMK “Koco Racin” në Sveti Nikole, thotë se arsimi profesional do t’u ofrojë nxënësve arsimim, i cili është bazë e zhvillimi të ardhshëm profesional dhe do t’i nxis për mundësinë e vetëpunësimit. Ajo vë në dukje se “Koncepti i arsimit të dual ofron një numër më të madh të orëve praktike, të cilat do të realizohen në kompani, dhe kështu nxënësit do të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e prodhimit dhe do të fitojnë shkathtësi që do të jenë të dobishme për performancën e shpejtë dhe të suksesshme të tregut të punës“.
Zoran Boskovski, profesor i inxhinierisë mekanike në Qendrën Rajonale të Arsimit dhe Trajnimit Profesional (QRATP) “Mosha Pijade” në Tetovë, gjithashtu jep mbështetjen e tij, duke thënë se futja e arsimit dual do të ketë një përfitim shumë më të madh për vetë nxënësit, sepse ata do të bëjnë praktikën në kompaninë ku mund të fitojnë më shumë shkathtësi, më shumë njohuri dhe pjesën teorike që mësohet në shkollë, ta zbatojnë për qëllime praktike. “Nxënësit duhet të zgjedhin arsimin profesional sepse përfitimi më i madh është se mund të punësohen më lehtë”, tha prof. Boskovski, duke shtuar se përmes mësimit praktik nxënësit njihen me makineritë në mënyrë vizuale, në dallim nga mësimi teorik që e zhvillojmë në shkollë.
Embed video: https://fb.watch/5MkvVJOgJ8/
Jozhe Zashov, i cili është elektroinxhinier i diplomuar dhe profesor i grupit të lëndëve të elektrikes në shkollën e mesme “Gosho Vikentiev” në Koçan, thotë se arsimi i mesëm profesional është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse dallimi është me të vërtetë i madh midis personave që kanë mbaruar shkollën e mesme profesionale kundrejt atyre që kanë mbaruar gjimnazin, veçanërisht në punën e tyre. Ai vetë kreu gjimnazin dhe pastaj ndoqi studimet në Fakultetin e Elektroteknikës, dhe shpjegon se kolegët e tjerë që kishin kryer arsimin e mesëm teknik kishin më shumë njohuri për inxhinieri elektrike dhe mësim praktik. Ai duhej të studionte shumë dhe të bënte shumë më shumë përpjekje për të arritur njohuritë e tyre, prandaj, rekomandimi i tij është pikërisht arsimi i mesëm profesional që do të përgatisë nxënësit e shkollave të mesme për sektorin real në industri.
Prof. Zashov, gjithashtu, thekson se bashkëpunimi intensiv ndërmjet shkollave dhe industrisë është i domosdoshëm për përmirësimin e mësimit praktik, dhe në shkollën e mesme “Gosho Vikentiev” kanë një shembull pozitiv me kompaninë “Amphenol Technology Macedonia” e cila ka hapur një punëtori në shkollë ku nxënësit bëjnë praktikën e tyre. “Nxënësit fitojnë njohuri pas ushtrimeve praktike. Prandaj, praktika në shkollë të mesme profesionale duhet të përfaqësohet me një fond më të madh të klasave dhe drejtpërdrejt në ndërmarrjet të cilat duan bashkëpunim me shkollat ”, tha profesori Zashov.