“Strukturat ekonomike dhe punësimi si prezantues të zhvillimit ekonomik” – 2008, “Ekonomia për juristë-2011, “Mikroekonomia”-2014 , “Makroekonomia”-2015 dhe “Hyrje në ekonomi” -2016, janë pesë tituj universitar që ka sjellë së fundmi profesori Petrit Pollozhani.
Në promovimin e këtyre titujve që u mbajt sot, Prof. Musa Limani nga Universiteti Prishtinës tha se Pollozhani është racional, kritik, parimor, koshient dhe modest për punën e tij, që e bëjnë të jetë një personalitet shume i madh si njeri , e shumë i lartë si punëtor shkencor. Ndërsa, profesoresha Merale Fetahi – Vehapi thase puna shumëvjeqare e autorit si profesorë dhe ligjërues në fakultetin ekonomik të Universitetit të Tetovës filloj të jetë edhe më frytdhënëse nëpërmjet teksteve të shkruara.
Profesoresha Besa Xhaferi ka theksuar se profesori i ekonomisë pa kursyer veten ka botuar një trilogji librash që njëherë janë tre urat për tu kapërcyer për formësimin e një ekonomisti të denjë. Sipas saj, kontributi i profesorit në botimin e teksteve është rritur paralelisht me brumosjen e gjeneratave të nxjerra nga auditoret e universitetit. Prof. dr Petrit Pollozhani është ligjërues në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës.

