Profesionisti i dëshmuar i cili vjen prej një familje patriotike dhe fetare, Iljasa Zeqiri, gjatë ditës së sotme është emëruar zëvendës Kryeshef i SPB Kumanovë, përgjegjës për rajonin e Kumanovës, Likovës, Kratovës, Kriva Pallankës dhe Staro Nagoriçani shkruan Almakos.
Në pika të shkurtra kjo është biografia e tij:
Iljasa Zeqiri i lindur më datë 08.08.1982 në Kumanovë ku kreu shkollën fillore dhe të mesme ndërsa fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës ,gjithashtu kreu dhe provimet e Jurispodencës në Shkup në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.
Në vitin 2003 u pranua në Akademin e Policisë ku mbaroi trajnimin në Idrizovë të Shkupit pas mbarimit punoi si Polic dhe inspektor në stacionin e policisë së Kumanovës ,në vitin 2006 u emërua Zv Komandant inspektor i lartë në stacionit Kufitar në Tabanoc .
Në vitin 2009 vazhdoi të punoj si Inspektorë në Departamentin për Krime Ndërkufitare,Migracion dhe të Huaj në Qendrën Regjionale Veri i akredituarnë Kumanovë ku punoi 15 viten.Në bazë te marëveshjes ndërkombëtare ndërmjet (UNODC-United Nations Office on Drugs and Crime) Zyrës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Drogës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Mbrendahme Drejtorinë e Doganave u emërua si Inspektor (BIU-Border Interagensy Unit ) apo Njësin Ndërimstuticionale Kufitare.
Nga viti 2020 me ftesë të Departamentit të Zirës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës mori pjesë në shumë vende të Bashkimit Europian dhe Ballkanit në programin rajonal pë evropën juglindore ku u trajnua nga ekspertë të njohur dhe u pajis më shumë se 15 Certifikata të verifikuara nga ekspert ndërkombtar të ndryshëm në disa lëmi në kuadër të Ministrisë së Punëve të Mbrenshme ,Ministrin e Finansave dhe Drejtorin e Doganave.
Data 16.12.2025
Aktuale
- Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë
- (VIDEO) Gjuha shqipe “Mollë Sherri” mes deputetëve të opozitës dhe pushtetit
- (VIDEO) Bejta: Më rikthyen qytetarët e mi, kam mbështetje edhe nga VMRO
- VLEN: Përfaqësimi i drejtë po shndërrohet në mekanizëm ligjor! Ademi: Pr/ligji kthen shqiptarët në pozitën para vitit 2001
- Sheb-i Arus Vdekja, ndarje apo bashkim: Një udhëtim nga ankthi tek dashuria
- Dhëndri i Trump-it tërhiqet nga investimi në Serbi, Vuçiqi ja çfarë tha?
- INNOX prezantohet në Take Off Istanbul 2025, hapen perspektiva të reja për inovacion në Maqedoninë e Veriut
- Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës (FOTO)


