Vazhdon fushata intensive e kandidatit të PDSH për kryetar të komunës
së Tetovës Prof.Dr.Sadi Bexheti dhe bartësit të listës së këshilltarëve z.Pajtim Thaci.
Në bashkëbisedim me banorët e nënëdegës Qendër-Tetovë, qytetarët e
këtij vendbanimi u ankuan se kryetarja aktuale e Tetovës znj.Teuta
Arifi jo vetëm që nuk ka bërë asgjë në këto 8 vite por situate ka
degraduar në kufi të alarmantes. Banorët theksuan se si është e
mundshme që kryetarja aktuale e Tetovës kandidon prapë kur ajo jeton
në Shkup dhe dëshiron të udhëheqe prapë me Tetovën. Prof.dr.Sadi
Bexheti theksoi se unë si kryetar i ardhëshëm i komunës së Tetovës do
të jem në shërbim të qytetarëve, konkretisht për këtë vendbanim me
projektet që i kam do ta rregullojmë kaosin e parkingjeve, do të bëjmë
sanimin e rrugëve, do të ndërtojmë kënde për fëmijë, çerdhe për
fëmijë, shkollës fillore “Liria” i duhet një godinë e re me të gjitha
parametrat dhe standardet europjane.
Gjithashtu kandidati për kryetar kumne prof.dr.Sadai Bexheti theksoi
se ka angazhuar për këshilltarë ekspert të mirënjohu ndërkombëtar për
zgjidhjen e shpejtë të problemve me të cilën ballafaqohen banorët e
komunës së Tetovës.
Ju ftojë që të dilni në mënyrë sa më masovike në zgjedhje dhe duke më
votuar mua Sadi Bexhetin për kryetar komune dhe listen e këshilltarëve
të PDSH-së pra numrin 11, me votën tuaj për ne ju do të na mundësoni
që të i’a fillojmë menjëherë punës, theksoi në fund prof.dr.Sadi
Bexheti